Ku do t’i gjejë Liverpuli 250 milionë paundë për të konkurruar me Sitin?!

Ish-kapiteni i të kuqve, sot opinionist, Xhemi Karrager, nuk ngurroi për ta nxjerrë nga goja këtë shifër. Sipas ish-mbrojtësit, që doli kampion i Europës në 2005 në Stamboll, Liverpuli ka nevojë për 250 milionë paundë stërlina investim që të mund të konkurrojë siç duhet me Mançester Sitin, rivalin më të madh që ka në Angli. Nuk dihet saktë sesi Karrageri i ka bërë llogaritë që i ka dalë kjo shifër, por është e qartë se ka një diferencë të rëndësishme mes dy ekipeve. Një aspekt është niveli i rrogave që Siti e ka shumë më të lartë, dhe së dyti është potenciali i skuadrës me Guardiolën që mban yje të shumtë edhe në stol. Nga ana tjetër, fati dhe lavdia kanë qenë me Sitin pasi Erling Halandi u mor vetëm për 51 milionë paundë stërlina, ndërsa kartoni i tij mund të kishte kushtuar 150 milionë të paktën.

Sfidanti.al