Topi i Artë i Botërorit u kthye më në fund tek një kampion!

Kishte gati 30 vjet që nuk ndodhte, dhe natyrisht arsyet ishin të forta. Jo gjithmonë ekipi që fiton Kupën e Botës mund të ketë edhe lojtarin më të mirë! Quhet lojë kolektive, pra! Gjithsesi, këtë herë gjithçka u mblodh në një “vatër”, tek ajo e Argjentinës. “Gauçosit” u shpallën kampionë të botës dhe Lionel Mesi fitoi Topin e Artë. Hera e fundit e këtij binomi ishte në Botërorin amerikan në 1994 kur fitoi Brazili dhe Romario. Në 1998, kampione doli Franca, por lojtari më i mirë ishte Ronaldo, në 2002 ishte Top i Artë portieri i Gjermanisë, Oliver Kahn. Në 2006, Italia vërtet fitoi titullin për trofeun individual e mori Zinedin Zidan, në 2010 i erdhi radha Diego Forlanit të Uruguajit, në 2014 ishte Mesi dhe jo njëri nga Gjermania, ndërsa në 2018 në Rusi i artë doli Luka Modriç i Kroacisë.

Topi i Artë 2022: Mesi, Mbape, Modriç

Këpuca e Artë: Mbape, Mesi, Zhiru.

Sfidanti.al