Jokiç arrin nivelin e Çembërlenin me “shpërthimin” e tij të fundit

Basketbollisti i madh nga Serbia pati një tjetër mbrëmje gjurmëlënëse në NBA duke arritur të krahasohej me një legjendë të madh. Nikola Jokiç shënoi 40 pikë, kapi 27 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë në fitoren e Denverit, 119-115 ndaj Sharlotës. Duket se u desh që lojtari-qendër të ishte në kulmin e tij që vendasit t’ia dilnin dhe të mbanin pozitat e mira në Konferencën e Perëndimit ku janë pranë kreut. Jokiç u bashkua me shoqërinë e Uilt Çembërlenit si i vetmi lojtar i NBA-së përpara tjij që kishtë shënuar të paktën 40 pikë, kapur 27 topa në tabela dhe shërbyer të paktën 10 asistë. Çembërleni ia ka dalë mbanë 4 herë në karrierë, herën e fundit me 53 pikë, 32 topa në tabela e 14 asistë për Filadelfian në 1968.

Sfidanti.al