Mesi: Nuk është ndeshja ime e fundit me Argjentinën

Ndoshta këtu kemi një keqkuptim, edhe pse me gjasë në Botëror nuk do ta shohim më. Lionel Mesi do të jetë 36 vjeç në qershor, por gjithsesi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga fanela me vijat bardheblu. “Kjo nuk është ndeshja ime e fundit me kombëtaren, – tha ai pas fitores, – dua të luaj me fanelën e Argjentinës si kampion i botës”. Kampioni i botës nuk sqaroi se përsa kohë do të vazhdojë të luajë me “gauçosit”. Ndoshta do ta shohim në Kupën e Amerikës së Jugut në 2024 kur do të jetë 37 vjeç, dhe mund të synojë të mbrojë titullin e fituar në 2021. Nuk dihet nëse do të mbahet deri në 2026, në Kupën e radhës të botës kur do të jetë 39 vjeç!

Sfidanti.al