Më i miri në fushë u shpall sulmuesi francez që shënoi 3 gola, por që nuk meritoi dot vlerësimin “me yll”. Kjo, ndoshta edhe sepse Franca u mund, por edhe sepse Mbapeja për një kohë të gjatë nuk u pa në finalen e Kupës së Botës. Ish-kampioni mori notën 9, që gjithsesi është mjaft e mirë për “dorën e shtrënguar” të “L’Ekipit”. Nga ana tjetër, kampioni i ri i botës, Mesi, mori notë 8, ashtu si portieri Martinez dhe si trajneri i Argjentinës, Skaloni.
Sfidanti.al