Nuk u shpreh plotësisht kështu, por nuk e zgjati me dorëheqjen dhe e cilësoi fundin e epokës. “Ky është fundi i ciklit tim me Brazilin, – tha trajneri Tite, – unë do të largohem nga kjo detyrë. E premtova 1 vit e gjysmë më parë dhe do ta mbaj fjalën. Nuk ka përse ta bëjmë dramë. Brazili ka profesionistë të mëdhenj që mund të më zëvendësojnë”. Tite i tha këto fjalë më pak se dy orë pas eliminimit të Brazilit nga Kroacia në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar. Fati i tij i ngjan atij të ish-trajnerit të skuadrës legjendare të Kupave të Botës 1982 dhe 1986, ekip që luante futbollin më të bukur në rruzull, por që u eliminua nga Italia në 1982 dhe nga Franca pas penalltive në 1986. “Ky futboll nuk bën për mua”, – tha atëherë Tele Santana.
Sfidanti.al