Kroacia ia doli me një gjuajtje në kuadrat ndaj 12 të Brazilit!

Ka edhe kështu, dhe luan rol fati, por bashkë me forcën e madhe psikologjike. Nëse Kroacia dhe Brazili ishin thuajse barabar në mbajtjen e topit (51-49 për kroatët), konkretizimin e lojës me gjuajtje e pati shumë më mirë ekipi “karioka”. Brazilianët lëshuan 14 gjuajtje drejt portës së Livakoviçit dhe 12 prej tyre ishin brenda shtyllave. i takoi portierit dhe mbrojtësve që të ndalonin predhat e Brazilit, ndërsa nga ana tjetër ekipi kroat nuk pati shpejtësinë në veprime që të godiste. Zotërimi i topit ishte më tepër në mesfushë dhe duke bllokuar Brazilin e duke fituar kohë. Një gjuajtje të vetme ballkanasit futën në kuadrat dhe ajo ishte në rastin e golit të Bruno Petkoviçit! Efikasitet i jashtëzakonshëm!

Sfidanti.al