Më në fund Mesi duhet të hapë rrugën, më i miri i ndeshjes ishte Emi Martinez!

E meritoi portieri edhe pse kapiteni gjithmonë thuhet se është numri 1. Për atë që bëri në fushë, Lionel Mesi ndoshta do ta kishte marrë trofeun e lojtarit më të mirë të ndeshjes, por fakti që Emi Martinez priti dy 11-metërsha ishte përcaktues. Portieri ndihmoi Argjentinën në momentet më të vështira, madje duke ndaluar dy gjuajtjet e para të Holandës, të cilat ishin të forta, por ai tregoi reflekset dhe besimin në vetvete. E gjitha kjo, në vazhdën e asaj që Martinezi bëri në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës në 2021 duke pritur 3 penallti ndaj Kolumbisë dhe duke kualifikuar ekipin në finale. Sa për Mesin, ai ka 4 gola dhe 2 asistë në këtë Kupës të Botës, duke qenë më i miri bashkë me Kilian Mbapenë.

Sfidanti.al