Çelsi ëndërron Livakoviçin, por Napoli e Lacio e kanë dashur më parë!

Nuk dihet se ku do të shkojë gardiani i Kroacisë pas këtij sezoni, por dihet se me ato që po bën në Katar ka tërhequr vëmendjen. Dominik Livakoviç ka kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në 2024, pra edhe një vit e gjysmë, e ndoshta që verën e ardhshme mund të ketë ekip të ri. Kartoni i portierit nuk është më shumë se 10 milionë euro, dhe natyrshëm pasi luan në portë dhe në kampionatin e Kroacisë. Çelsi thuhet se është shumë i interesuar, por klube në Itali si Napoli, Lacio apo Fiorentina e kanë dashur më shpejt.

Sfidanti.al