Zvicra e Shaqirit dhe Xhakës eliminon sërish Serbinë, vazhdon në Botëror

Nuk ishte një ndeshje me festimin me shenjën e shqiponjës si katër vite më parë, ndonëse sërish pati gol nga një shqiptar i Kosovës dhe natyrisht i Zvicrës. Xherdan Shaqiri e bëri të vetën edhe në këtë sfidë të Botërorit, Serbi-Zvicër, dhe helvetët ia dolën sërish të eliminonin kundërshtarin direkt dhe të shkonin në fazën e dytë. Përtej Shaqirit, golat zviceranë u shënuan nga Brel Embolo dhe Remo Frojler në suksesin 3-2.

Ndeshja ishte shumë e fortë, emocionuese nga fillimi deri në fund, me të dyja skuadrat që sulmuan e kundërsulmuan, por edhe që bënë mjaft gabime. Zvicra shënoi e para, por pastaj dy sulmuesit Mitroviç dhe Vlahoviç realizuan përmbysjen për ballkanasit. Gjithsesi, në fund të pjesës së parë ishte Brel Embolo që barazoi dhe gjithçka mbeti e hapur në pushim. Zvicra ishte e kualifikuar me 2-2, por me të nisur pjesa e dytë goditi përsëri ndoshta me aksionin më të bukur të ndeshjes. Embolo ia dha topin Shaqirit, ky ia pasoi Vargasit që po vraponte dhe futbollisti i Augsburgut ia ktheu me gjoks Remo Frojlerit që e pati të lehtë për golin e tretë. Më pas rezultati nuk ndryshoi dhe Zvicra u kualifikua, ndonëse në vend të parë doli Brazili, edhe pse humbi 0-1 me Kamerunin.

Grupi G: Kamerun-Brazil 1-0, Serbi-Zvicër 2-3.

Renditj: Brazil 6, Zvicër 6, Kamerun 4, Serbi 1.

Çiftet e raundit të dytë:

Në 3 dhjetor: Holandë-SHBA, Argjentinë-Australi; 4 dhjetor: Angli-Senegal, Francë-Poloni, 5 dhjetor: Japoni-Kroaci, Brazil-Kore e Jugut; 6 dhjetor: Marok-Spanjë, Portugali-Zvicër.

Sfidanti.al