Shaqiri si Kristiano Ronaldo, gol në 5 Botërorë dhe Europianë radhazi!

Kur vjen puna vetëm tek turnetë në nivel rruzulli, sulmuesi me origjinë shqiptare i Zvicrës ngjan me dy legjendat e futbollit të shekullit të 21-të. Xherdan Shaqiri ka shënuar të paktën një gol në 3 kampionatet e fundit botërorë, diçka që e kanë bërë edhe Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Po ashtu, ai është i vetmi europian bashkë me Ronaldon që ka shënuar të paktën një gol në pesë turnetë e mëdhenj të fundit, në botërorët 2014, 2018 e 2022 dhe në Europianët 2016 e 2021 (2020). Në ndeshjen Serbi-Zvicër, Shaqiri realizoi golin e parë për “helvetët”, duke marrë pjesë edhe në golin e dytë. Ai ua bëri me shenjë me gisht për të heshtur tifozëve serbë që e kishin vërshëllyer gjatë gjithë kohës, derisa u zëvendësua.

Sfidanti.al