Lebron Xhejmsi kalon Mexhik Xhonsonin, Lejkërsat fitojnë në Miluoki!

Nuk ishte vetëm merita e tij, madje duhet thënë se suksesi u arrit sidomos falë mbrëmjes së madhe të Entoni Dejvisit. Ylli i Lejkërsave shënoi 44 pikë dhe kapi 10 topa në tabela (4 asistë) me “Liqenasit” që triumfuan në fushën e Miluokit 133-129! Në një përballje të madhe me Janis Adetokumbon, kalifornianët u mbështetën sidomos tek tre lojtarët e tyre kryesorë, pra edhe tek Lebron Xhejmsi dhe Rasëll Uestbruku. “Mbreti i basketbollit” shënoi 28 pikë dhe iu afrua tripëll dabëllit me 8 topa në tabela e 11 asistë. Falë këtyre asisteve, Lebroni është tani i gjashti në renditjen e të gjitha kohëve në NBA, duke lënë pas Mexhik Xhonsonin. Xhejmsi ka 10 144 dhe Mexhiku 10 133. Adetokumbo shënoi 40 pikë, Midëltoni u kthye nga dëmtimi me 17 pikë, ndërsa Holidei shënoi 28.

Sfidanti.al