Tite akuzon futbollistët e Serbisë për Nejmarin: Disa luajnë vetëm për të prishur punë!

Padyshim që e ka dhënë në nervozizëm e sipër, dhe nuk diskutohet se ka qenë vlerësim për një individ, jo për një ekip. Trajneri i Brazilit, Tite, është shumë i shqetësuar për dëmtimin e pësuar nga kapiteni Nejmar, aq sa nuk u përmbajt ndërsa foli në prag të ndeshjes me Zvicrën. “Nejmari mbeti i dëmtuar sepse ndaj tij u bënë shumë ndërhyrje të parregullta, të ashpra, – tha ai, – lojtarët e mëdhenj duhet t’i mbrojmë nëse duam spektaklin. Ka disa lojtarë që dalin në fushë vetëm për të bërë keq. Nuk po them për ndërhyrjen që e dëmtoi (të Milenkoviçit), ajo nuk ishte e keqe dhe nuk donte që ta dëmtonte, por e tillë ishte një më parë”.

Sfidanti.al