Ylli i Donçiçit po zbehet, dhe bashkë me të edhe forma e Dallasit!

Nuk është se luajti edhe aq keq, por nuk ishte ai fenomeni që ka qenë deri para 2-3 ndeshjeve. Luka Donçiç i shënoi 24 pikë, duke mos qenë keq me gjuajte nga loja, por sidoqoftë frymëzimi i yllit nga Sllovenia nuk është ai i mëparshmi. Këtë e ndjeu Dallasi që u mund 100-105 në fushën e Torontos, dhe për vendasit u dalluan Anuobi me 26 pikë, Vanvlit po me 26, Busher me 22 dhe spanjolli Huanço Hernangomez me 10 pikë. Mediat amerikane shkruajnë se Dallasi ka probleme me lojën në sulm pasi duhet të shënojë më shumë se 100 pikë, e ndoshta kjo ka lidhje pikërisht me Donçiçin, edhe pse 23-vjeçari mbetet ende shënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i sezonit në NBA.

Sfidanti.al