BBC-së iu deshën 38 minuta për të kuptuar se portieri i Marokut ishte … zëvendësuar!

Habia ishte e madhe edhe për atë që ndodhi, jo vetëm për garën e televizionit të shquar britanik. Tek Maroku ndodhi diçka që ndoshta nuk na e kishin parë sytë më parë, pikërisht që portieri i ekipit u zëvendësua pikërisht kur ekipet kishin hyrë në fushë. Jasin Bunu ishte titullar, siç edhe pritej, dhe u rreshtua bashkë me shokët duke kënduar himnin, në prag të ndeshjes së Kupës së Botës ndaj Belgjikës. Gjithsesi, kur ekipet u vendosën në terren, papritur ai “u zhduk”. Titullar në portë u bë zëvendësi i tij, Munir Mohamedi, diçka që nuk u pikas nga të gjithë. Komentatori i BBC-së deri në minutën e 38-të të ndeshjes vazhdoi të përmendte emrin e Bunusë, jo të Mohamedit, ndërsa zyrtarët marokenë sqaruan se zëvendësimi ishte i detyrueshëm sepse portieri kryesor pati një problem në sy.

Sfidanti.al