Jan Rash: Mesin në Katar e shoh si Maradonën në Meksikë në 1986!

Legjenda uellsiane, që padyshim do ta ketë zemrën me ekipin e tij kombëtar në këtë Botëror, ka një parandjenjë. Jan Rash, ish-ylli i Uellsit dhe i Liverpulit, parashikon që Lionel Mesi do të jetë në këtë turne në Katar, siç ishte Diego Armando Maradona në Meksikë në 1986. Në atë Botëror, “perëndia” e futbollit arriti kulmin që një lojtar ka treguar në finale të tilla, duke ndihmuar Argjentinën të shpallej kampione e rruzullit. “Mesi këtë herë mund të bëjë të njëjtën gjë si Maradona në 1986, – tha Rash, – mund të jetë Botërori i tij. Brazilin dhe Argjentinën i shoh favoritë”.

Sfidanti.al