Haland është më i shtrenjti i 2022-it, por nuk e arrin dot rekordin e Mbapesë!

Kartonin më të vlefshëm për vitin që po mbyllet e ka sulmuesi i Mançester Sitit. Erling Halandi vlerësohet me 170 milionë euro nga agjencitë e specializuara, duke lënë pas Mbapenë dhe gjithë pretendentët e tjerë. Gjithsesi, gjigandi nga Norvegjia nuk e arrin dot rekordin e vendosur nga Kilian Mbape që për disa vite radhazi është vlerësuar me 200 milionë euro si karton, apo edhe me 180 milionë. Nejmari ka arritur në 150 milionë euro, ndërsa Mesi e Ronaldo në 120 milionë euro, por shumë vite më parë kur tregu i futbollit nuk ishte në nivele të tilla.

Sfidanti.al