Ai vetë mund të ketë dëshirë tjetër, por nuk do të mundet ta realizojë. Armando Broja ka luajtur vetëm 214 minuta këtë sezon në Premier Ligë, shumë pak për moshën dhe talentin, ndaj edhe e ka menduar seriozisht largimin në janar, veçse tek Çelsi nuk janë dakord me këtë. Trajneri Graham Poter gjykon se ekipi i tij ka mjaft nevojë për 21-vjeçarin kuqezi, edhe pse e ka aktivizuar pak. Blutë e Londrës nuk kanë aq shumë alternativa në sulm, ndaj edhe një transferim qoftë edhe kundrejt 35 apo 40 milionë paundëve stërlina nuk do t’u bënte punë. Ndryshe është fjala për janarin, kur Broja mund të shkojë tek Milani në Itali, ndërsa klubi anglez do të ketë mundësi për përforcime.
Poteri mendon se Broja i jep më shumë thellësi Çelsit, qoftë edhe duke luajtur si zëvendësues për shkak të cilësive të tij si shpejtësia, forca fizike dhe talenti. Jo pa qëllim, në “Stemford Brixh” rinovuan kontratën me Brojën verën e kaluar duke i dhënë rrogën e rëndësishme prej 4.06 milionë paundë stërlinash në vit, apo 78 000 paundë në javë siç raportohen pagat në Britaninë e Madhe. Gjithsesi, Broja do të synojë më shumë minutazh, ose mund të kërkojë huazim tek Njukasëlli apo tek Uest Hemi.
Sfidanti.al