Trajneri i Mançester Sitit nuk pati dyshime dhe nuk ngurroi të fliste hapur. Skuadra e tij u mund në mënyrë të beftë nga Brentfordi brenda në “Etihad”, 1-2, me Erling Halandin që nuk mundi të shënonte, dhe Pep Guardiola tha disa fjalë “të urta”. “Ekipi më i mirë fitoi, – tha katalanasi, – ne patëm shumë probleme. Nuk arritëm dot që ta kontrollonim Tonejn, nuk mundëm ta rifitonim topin si zakonisht. Gjithsesi, ne jemi ende pranë Arsenalit”. Kjo ishte humbja e dytë e kampionëve në 14 javë, diçka që nuk u ndodh shpesh dhe që tregon se rivaliteti në Premier Ligë është i madh. Për Halandin, Guardiola nuk u shqetësua shumë duke thënë se “kur gjithë ekipi ka probleme, ai nuk ka se çfarë të bëjë”.
Sfidanti.al