Në Katar do të shkojë Brazili më “europian” në histori!

Nuk po themi të kthehemi në kohët kur Pele, Garrinça, Zhairzinjo apo Rivelinjo luanin që të gjithë në kampionatin e tyre të shkëlqyer në shtetin e madh të Amerikës Latine. Natyrisht, ndryshimi i rregullave dhe “biznesëzimi” i futbollit kanë sjellë kohë të tjera, por gjithsesi kurrë ndonjëherë nuk kemi parë një kombëtare të Brazilit kaq “europiane”. Nga 26 lojtarët e thirrur nga trajneri Tite, plot 22 luajnë në kampionatet e Europës dhe vetëm 4 janë jashtë tyre, përfshi edhe 39-vjeçarin Dani Alvesh që luan për Pumën. Nga Brazili janë veç 3, Ueverton i Palmeirasit dhe dyshja e Flamengos, Everton Ribeiro-Pedro. Të tjerët janë të ndarë në këtë mënyrë: 12 në Premier Ligë, 3 në Serinë A, 5 në La Ligë, 2 në Ligën e Parë të Francës, ku është edhe kapiteni Nejmar (në foto).

Sfidanti.al