Lavdia i erdhi pak vonë, ndërsa është 33 vjeç, por nuk ka problem. Erik Maksim Çupo-Moting është njëri nga lojtarët e momentit tek Bajerni dhe tabloidi “Bild” shkruan se ka mesatare goli më të mirë edhe sesa Robert Levandovski. Legjenda polake shënoi çdo 82 minuta për Barcelonën, ndërsa Çupo-Motingu e bën çdo 70 minuta për Bajernin. “Bild” bën një pyetje, “qesh e ngjesh”: “Sa kushton kartoni i 33-vjeçarit? Mos vallë 50 milionë euro, aq sa Bajerni i kërkoi Barcelonës për Levën? Apo vetëm 3 milionë euro, aq sa shkruan “transfermarkti”? E sigurt është që nëse nuk rinovon tani me Bajernin, verën e ardhshme kartoni do t’i kushto zero euro, sepse i përfundon kontrata”.
Sfidanti.al