A do t’i mjaftojë këtë vit Golden Stejtit magjia e Stef Kërrit?!

Trajneri Stiv Kerr vuri duart në kokë dhe nuk i kurseu lavdërimet. “Stefi ishte mahnitës, – tha drejtuesi i Golden Stejtit, – ai është një nga basketbollistët më të mirë të të gjitha kohëve. Një nivel të tillë ai e përsërit kaq shumë herë”. U desh niveli më i lartë i Kërrit që Golden Stejti të mundte më në fund Sakramenton, 116-113, dhe të ndërpriste serinë e pesë humbjeve radhazi. Sa keq po shkonte deri tani për kampionët në fuqi të NBA-së! Ylli i tyre shënoi 47 pikë, rekordin e sezonit, duke goditur saktë 7 herë për tri pikë. Në krahtë tij ishin Uigins me 25 pikë dhe Klej Tompsoni me 16, ndërsa Uorriorsave iu kthyen disa nga lojtarët kryesorë që munguan në ndeshjen e kaluar. Golden Stejti nuk është aspak mirë në renditje dhe nuk dihet nëse magjia e Kërrit do të mjaftojë edhe këtë vit.

Sfidanti.al