Maldini: Shpresoj që Milani të ndeshet me Realin e Ançelotit!

Jo më kot e cilësoi ekipin që përfaqëson si “minën me sahat në Champions”. i tillë është padyshim Milani, edhe pse u mund bindshëm dy herë në grup nga Çelsi, por që është në një trajektore të rëndësishme rritjeje që krijon optimizëm. Një legjendë si Paolo Maldini, që ka fituar 5 Champions në karrierë si lojtar dhe që sot është drejtor sportiv i kuqezinjve, ka besim gjithashtu madje shpreson në një short madhështor. “Duhet të veprojmë në Champions siç bëmë vjet në Serinë A ku bëmë sakrificat e duhura për të kaluar Interin, – thotë ai, – do të ishte bukur që të ndesheshim me Realin e Karlo Ançelotit. Lojtarët tanë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se janë të fortë dhe se duhet të ngjitemi më lart. Ne jemi Milani dhe suksesi duhet të jetë motoja jonë”.

Sfidanti.al