Ishin mirë edhe vjet, të paktën në Ligën e Europës të cilën e fituan me anë të Ajntrahtit të Frankfurtit. Ky sezon është edhe më i mirë për ekipet e Bundesligës gjermane që kanë arritur kualifikime të rëndësishme. Bajerni, Dortmundi, Lajpcigu dhe Frankfurti janë mes 16 më të mirëve të Championsit, me bavarezët që shkatërruan 5-0 Barcelonën (në total) dhe 4-0 Interin, me Lajpcigun që mundi Realin dhe me Frankfurtin që luftoi me Totenhemin. Vetëm Leverkuseni nuk ia doli, por shkoi të paktën në Ligën e Europës. Në këtë të fundit janë edhe Frajburgu me Unionin e Berlinit. Vetëm në Ligën e Konferencës pati dështim me Këlnin. Shpesh herë, në Europë thonë me të tallur se Bundesliga apo liga franceze janë “kampionate fshatarësh”, por këtë vit qenka sezoni pikërisht i bujqërve.
Sfidanti.al