Po flasim për Olivie Zhirunë, një gjigand nga Franca që ndoshta nuk ka talentin e një Mbapeje apo Nejmari, porse është tepër i rrezikshëm. Sulmuesi 35-vjeçar është zgjedhur nga qendërmbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dajk, si kundërshtari më i vështirë që ka provuar në karrierë, dhe flasim për një lojtar që ka pasur përballë yje të Sitit, Çelsit, Man. Junajtidit, Bajernit apo Realit sa për të thënë disa ekipe. “Zhiru është sulmuesi më i vështirë, – thotë holandezi, – mendon se e ke nën kontroll, por gjithmonë ai arrin të shënojë në një farë mënyre. Ka shënuar gjithmonë kundër meje, me Arsenalin, Çelsin apo Francën, një “gogol” në fushë, ndonëse kam provuar Mesin, Agueron apo Halandin”.
Sfidanti.al