Klopi: Totenhemi është vendimtar për Liverpulin, s’mund të zgjedhim ku i fitojmë pikët!

Hapësirë për të gabuar thuajse nuk ka më. Duket një fjali e rëndomtë futbolli, por është e vërteta për Liverpulin e këtij sezoni që ka bërë kaq shumë “gremisje” saqë duhet të mbahet fortë në këmbë e të vrapojë fort për të arritur të paktën kualifikimin për në Champions në fund të sezonit. Trajneri Jurgen Klop e di këtë dhe pohon se ndeshja e kësaj të diele pasdite në Londër ndaj Totenhemit është tepër e rëndësishme për ekipin e tij. “Sfida me Spërsat është masive, – thotë ai, ndërsa të kuqtë u mundën në “Anfild” nga Lidsi fundjavën e kaluar, – ne jemi në atë pozicion që nuk mund të zgjedhim se ku duhet t’i fitojmë pikët”. Liverpuli ndodhet në vendin e 9-të në renditjen e Premier Ligës me 16 pikë, plot 8 pikë larg zonës Champions dhe 15 pikë larg Arsenalit kryesues.

Sfidanti.al