Klaudio Ranieri: Mjaft u “tradhetova” me futboll këtë vit

Ish-trajneri i Lester Sitit, Klaudio Ranieri që u shkarkua, pak kohë më parë, për shkak të rezultateve të dobta, ndërsa vitin e kaluar e nxori atë, për herë të parë, në mënyrën më të papritur, kampion të Anglisë gjë që, sikurse doli, u harrua shumë shpejt, ka refuzuar disa oferta që i kanë ardhur atij nga klube të njohur, midis tyre, sikurse thuhet, edhe nga Fiorentina.

Ditët e fundit, ai mori edhe një ofertë tjetër, kësaj here, nga Volfsburgu që, në këtë sezon, po lufton më dëshpërim në Budesligën gjermane. Sidoqoftë, ai i ka falënderuar klubet e interesuar për të, duke bërë të ditur se ai do të marrë pushim deri në verë dhe se nuk ka ndërmend që të pranojë ndonjë ofertë. Ranieri, sikurse dihet, në të kaluarën, ka qenë trajner me një numër klubesh të mëdhenj.

sfidanti.al