Suksesi pritej dhe është e ditur që kur kjo skuadër është në formë, nuk ka kush i del përpara në Gjermani. Bajerni i Mynihut mori një fitore të thellë 6-2 ndaj Maincit në Bundesligë, ku mund të veçohet fakti se të 6 golat patën autorë të ndryshëm. Vërtet mund të jetë larguar Levandovski, dhe hera-herës mungesa e polakut do të ndihet, por gjithsesi ekipi i trajnerit Nagelsmani është një “fizarmonikë” e vërtetë. Serzh Gnabri, Xhamal Musiala, Sadio Mane, Leon Gorecka, Matis Tel dhe Erik Maksim Çupo-Moting ishin ata që realizuan. Bajerni kryeson kampionatin me 25 pikë ndaj 23 të Unionit të Berlinit që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet. Përsa i përket golave, bavarezët kanë shënuar 38 në 12 ndeshje, një nga skuadrat më efikase të Europës.
Sfidanti.al