Gazetarja argjentinase Veronika Brunati shkruajti në Tuiter më herët këtë muaj se superylli i Paris SG e ka qejf idenë për të qenë sërish “blaugran”. Andres Iniesta u shpreh gjithashtu këto orë se është e mundur që Lionel Mesi të bëjë një rikthim triumfal tek Barcelona, ndërsa kontrata e tij në Francë përfundo në qershor 2023. Gjithsesi, ka disa shenja që tregojnë se ky kthim nuk do të jetë aspak i lehtë, dhe gjëja kryesore është aspekti financiar. La Liga nuk do të bëjë asnjë tolerim, ndërsa Barça ka bërë deri tani shumë sakrifica për të “qendruar mbi ujë”. Duket se verën që vjen do të jetë e vështirë të ketë “pirueta” të tjera, ndërsa një yll si Mesi padyshim që kërkon një rrogë shumë të madhe, siç e ka pasur në “Kamp Nou” dhe siç e ka tek PSG-ja. Nga ana tjetër, nuk është e lehtë që 35-vjeçari të kthehet në një ekip që ndodhet në krizë, ndërsa shpresa ekziston që trajneri Ksavi ta kthejë fatin për mbarë.
Sfidanti.al