Kishte kaluar pjesa më e madhe e ndeshjes, Edinson Kavani sapo kishte realizuar në portën e Ter Shtegenit, dhe Paris SG kishte fituar pak më shumë frymëmarrje. Ndërsa minutat kalonin dhe afrohej fundi, njëri nga lojtarët miq bisedonte me disa nga vendasit, në momentet kur topi dilte jashtë ose kur ndodhej në një tjetër sektor të fushës. Marko Verrati, mesfushori tepër i vlerësuar italian, kujton me hidhërim se vetë katalanasit nuk është se besonin shumë që do t’ia dilnin.
“Fola me lojtarë të Barcelonës, – tha ai pas ndeshjes, – dhe ata më thoshin se gjithçka kishte përfunduar. Papritur, ne pësuam 3 gola në 7 minuta, dhe unë nuk kam gjetur ende një shpjegim, përveçse të them se ky është futbolli”. Verrari nuk dëshiron të bëjë me faj gjyqtarin, ndonëse vetë Denis Ajtekin e bën me siguri fajtor veten. “Kjo është një ndeshje që unë nuk do ta harroj kurrë, – vazhdon mesfushori, – shpresoj të na shërbejë si leksion, ndërsa duhet të gjejmë forca për të ngritur kokën lart. Jemi shumë të mërzitur pas kësaj humbjeje 1-6, e cila nuk ishte për shkak të gjyqtarit. Jemi ne përgjegjësit, në radhë të parë”.
Sfidanti.al