Interi nuk e ka mendjen tek Asllani, 10 lojtarë mund të “fluturojnë” nëse klubi shitet!

Procesi ka nisur dhe me gjasë do të shkojë në një përfundim siç pritet. Interi besohet se shumë shpejt do të ketë pronarë të tjerë, ndoshta një fond amerikan, një tjetër kinez, një nga Lindja e Mesme apo ndoshta edhe nga Europa. Të shohim, ndërsa dihet se kërkesa e Suningut është për 1.2 miliardë euro. Nga ana tjetër, mediat shkruajnë se pronarët e rinj duhet të gjejnë një mënyrë për të dalë nga kriza financiare, dhe mund të arrihet deri tek zgjedhja mes Romelu Lukakut e Lautaro Martinezit. Përveç kësaj, thuhet se plot 10 lojtarë janë në dyshim për vazhdimin në klub si Xheko, Shkriniar, De Vraj apo Damfris. Kjo do të thotë se në Milano nuk e kanë shumë mendjen tek e ardhmja e Kristjan Asllanit, ndonëse për mesfushorin shqiptar mund të hapet rruga për të luajtur më shumë.

Sfidanti.al