Fitorja e Topit të Artë nga Benzema u arrit me diferencë dërrmuese

Vetëm Kristiano Ronaldo ia ka dalë në mënyrë më të thellë në 2016, dhe ky është një lajm i mirë për portugezin në një periudhë të rrezikshme të karrierës. Gjithsesi, le të kthehemi te Karim Benzema që e paska fituar Topin e Artë të “Frans Futbollit” me 356 pikë epërsi ndaj vendit të dytë, Sadio Manesë (atëherë) të Liverpulit. Vetëm CR7 pati diferencë më të madhe, 429 vota! Benzema mori gjithsej 549 votandaj 193 të Manesë (sot tek Bajerni), ndërsa Kevin De Brujne doli i treti me 175. Levandovski mbeti jashtë podiumit për vetëm 5 vota. Gjithsesi, Ronaldo nuk mori dot asnjë votë, ndërsa ishte hera e parë në 17 vjet që mbeti jashtë podiumit.

Sfidanti.al