Halep premton të nisë “Betejën e Jetës” pasi u pezullua për doping!

Në tenis nuk ndodh rrallë, ndonëse mesa kemi parë, nuk ka ngjarë aq shpesh sa në atletikë apo peshëngritje. Gjithsesi, rastet e dopingut dhe akuzat e ndërsjellja janë edhe pjesë e këtij sporti dhe tani radhën e ka kampionia rumune, Simona Halep. Vajza nga Rumania, që fitoi Uimbëlldonin në 2019, u pezullua nga autoritetet pasi u zbulua se ka përdorur substancë të ndaluar gjatë US Openit këtë vit. Vetë tenistja ka deklaruar se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe botoi një mesazh në rrjetet sociale duke premtuar se do të zhvillonte betejën e jetës, për të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Sfidanti.al