Juve, jo e lehtë ndaj Empolit pa Pogbanë dhe Kiezën!

Priteshin si ujët e paktë, pasi investimi për ta ka qenë i rëndësishëm dhe po ashtu shpresat ishin të mëdha. Pol Pogba dhe Federiko Kieza vazhdojnë të mos jenë pjesë e skuadrës së Juventusit këtë sezon, dhe trajneri Masimiliano Alegri deklaroi se nuk ka ndërmend t’i grumbullojë për ndeshjen ndaj Empolit në Serinë A. “Do të ishte çmenduri që t’i rrezikoja, – tha tekniku, – ata nuk janë në 100 për qind të formës dhe vijnë nga dëmtimi”. Kieza nuk luan që nga janari, ndërsa Pogba që nga vera kur erdhi nga Mançester Junajtidi. Juventusi ka nevojë për fitore që të afrohet me zonën Champions apo edhe me vendin e parë, veçse pa organikë të plotë nuk do të jetë e lehtë.

Sfidanti.al