I pari fitoi Championsin me Çelsin kundër të gjitha parashikimeve dhe arriti në finale me Paris SG. i dyti e mori Championsin tri herë me Realin, ndërsa i treti arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me një ekip që nuk ia kishte dalë kurrë, me Totenhemin. Këta janë Tomas Tuhel, Zinedin Zidan dhe Maurisio Poçetino, tre nga trajnerët më të mirë në botë të paktën në 10 vitet e fundit, që për momentin janë pa punë. Mediat në Europë shkruajnë se ky është një sezon tepër i vështirë, ndryshe nga shumë të tjerë, dhe rrezikojnë edhe të tillë si Alegri apo Ksavi, ndërsa dyshimet dhe kritikat kanë qenë shpesh për Klopin, Inzagin apo Nagelsmanin.
Sfidanti.al