Bajerni dhe gjithë klubet gjermane dalin kundër Superligës Europiane

Debatet kanë qenë të ashpra, dhe mëtuesit kryesorë të garës së parashikuar për të ardhmen kanë vazhduar me të vetën. Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi shpresojnë që ta bëjnë “sefte” në 2024-2025, veçse kundërshtarët janë të shumtë. Përveç UEFA-s dhe Paris SG, besohet edhe klubeve angleze, janë edhe ata të Gjermanisë me në krye Bajernin. Shefi ekzekutiv i bavarezëve, Oliver Kahn, deklaron se “synimi për Superligën (europiane) dështoi një vit e gjysmë më parë, dhe që nga ajo kohë ne e kemi thënë qartë mendimin tonë”. Kahni nuk është i vetmi. Shefi i Dortmundit, Hans-Joakim Vacke deklaron se “Championsi është një forma absolutisht i jashtëzakonshëm, sidomos që nga viti 2024”. Në këtë ide janë edhe klubet e tjerë të Bundesligës si Leverkuseni apo Frankfurti.

Sfidanti.al