Alisoni tregon sesi ia doli të priste penalltinë ndaj Uest Hemit

Fitorja ishte tepër e rëndësishme dhe portieri brazilian mendon se gjithçka ishte e merituar. Liverpuli mundi minimalisht “çekiçët” 1-0 në Premier Ligë, por fati i sfidës në “Anfild” u vendos jo pak nga momenti i fundit të pjesës së parë kur Alison Bekeri priti penalltinë. Ai kuptoi krahun e gjuajtjes së Xherrod Bouenit duke u hedhur djathtas, e duke e ndalur topin. “Kur një portier pret një penallti kjo është gjithmonë një gjë e madhe, – tha Alisoni, – mendoj se presionin e ka lojtari që gjuan penalltinë, sepse ai është në avantazh, por ne portierët punojmë shumë për të qenë të zotët që t’i ndalim. Duhej të isha i shkathët, i shpejtë, të kisha gjithçka. Duhej të isha edhe i fortë mendërisht, i qartë dhe të merrja vendimin e duhur”.

Sfidanti.al