Problemi i Milanit quhet Menja, nuk luan deri në 2023!

Është një portier që ka bërë emër shumë të mirë në Itali, por që kampionët s’do ta kenë në organikë për disa kohë. Francezi Menja pësoi një tjetër dëmtim në pulpë dhe vizita mjekësore nxorri që ai duhet të pushojë deri në fillim të vitit 2023. Minus i madh për Milanin në Serinë A dhe në Champions, pasi javët deri në fillimin e Botërorit janë shumë të ngarkuara dhe të rëndësishme. Menja ishte i dënmtuar edhe më parë dhe në vend të tij duhet të luajë rumuni Tatarushanu.

Sfidanti.al