“Nxehet” gara për 100-milionëshin Belingham, pas Realit, Sitit e Liverpulit, në garë hyn Çelsi

Një miliarder nga Amerika nuk është nga ata që e pranon lehtë humbjen, edhe kur i duhet të përballet me gjigandë europianë si Reali i Madridit e Liverpuli, apo edhe me sheikë super miliarderë si ata të Lindjes së Mesme tek Mançester Siti. Tod Boehli, pas këshillimit padyshim me trajnerin e tij tek Çelsi, Graham Poter, e ka bërë Xhud Belinghamin si objektivin kryesor të klubit për sezonin që vjen. Në verë 2023 do të “kërcasë” një luftë e vërtetë për adoleshentin 19-vjeçar anglez të Dortmundit, të cilin gjermanët e morën vetëm 25 milionë paundë stërlina, por i cili duket se do t’i bëjë “vezën e artë”.

Sfidanti.al