Si të mos e shkatërrojë Trepça, Tiranën, kur buxheti i basketbollit në Kosovë është sa për gjithë sportet në Shqipëri!

U luajt një tjetër ndeshje vëllazërore dhe sensi vazhdon të jetë “unik”. Skuadra e Trepçës nga Kosova fitoi Superkupën mbarëkombëtare në basketboll për meshkuj zhvilluar pikërisht në Kosovë, duke shkatërruar në finale Tiranën me shifrat 92-52. Se cila ka qenë diferenca mes dy ekipeve kjo shihet nga rezultati, por që të kuptohet se përse ndodh kjo, mjafton të tregojmë se Federata e Basketbollit e Kosovës ka më shumë buxhet sesa të gjitha federatat sportive në Shqipëri, me përjashtim të asaj të Futbollit. Po ashtu, që klubet e koshit në Kosovë kanë buxhete disa herë më të mëdha sesa ata të Shqipërisë. Kosova ka edhe ligjin e sponsorizimit që ne nuk e kemi, ka edhe shtetin që e vlerëson sportin me buxhet disa herë më të madh sesa qeveria jonë në Tiranë.

Sfidanti.al