Goli-rekord në SHBA, goditje dënimi nga përtej 51 metra larg

E shënoi një mesfushor me emrin Lukas Zelarajan, dhe ishte një rrjetë e veçantë që shkundi “pluhurin” nga librat e historisë së Ligës Profesioniste Amerikane të futbollit (europian). Zelarajan, lojtar i Kolëmbës Kru (Columbus Creë) ekzekutoi saktë dhe fort një goditje dënimi nga 51 metra larg portës kundërshtare (56 jardë për amerikanët) duke shënuar gol. Ky është goli më i largët nga goditja e dënimit e shënuar në këtë kampionat, ndonëse Zelarajani u ndihmua nga gabimi i portierit të Sharlotës. Futbollisti nga Armenia ka 10 gola e 11 asistë këtë sezon!

Sfidanti.al