Cila është mrekullia e Ballkanit në Europë, që nuk e bën dot Shqipëria?!

Këtu tek ne, ka klube që shpenzojnë edhe 1 milionë euro dhe me gjasë jo vetëm nuk kualifikohen për në kupat kontinentale, por edhe zbresin nga kategoria. Mjaftojnë shembujt si Partizani e Dinamo. Në të kundërt, në Kosovë ka dalë një ekip që quhet Ballkani, me lojtarë krejt normalë me emrat Korenica, Frashëri, Potoku, Jashanica, Thaqi, Zarubica apo Krasniqi, me një trajner nga Tirana si Ilir Daja, dhe po shkruan historinë në Ligën e Konferencës duke fituar 4-3 në Turqi në fushën e Sivasporit e duke dalë në vend të parë në grup. Të katër ekipet kanë nga 4 pikë, me 1 fitore, 1 barazim e 1 humbje, por Ballkani ka shënuar më shumë gola (7-7). Për Shqipërinë, kjo nuk ndodh që kur Skënderbeu arriti fazën e grupeve në Ligën e Europës në 2017 për herë të dytë. Ndoshta, presidentët e klubeve shqiptare bëjnë mirë të shkojnë në Vushtrri (apo Suharekë), në një qytet me vetëm 10 000 banorë diku pranë Prizrenit, dhe të bëjnë ndonjë kurs sesi administrohet një klub futbolli.

Sfidanti.al