Trajneri bën shaka, dhe e ka pasur këtë aftësi edhe në ditët më të vështira. Një teknik i suksesshëm nuk mund të jetë ndryshe dhe Julian Nagelsmani e di se pas ditëve të stuhishme del sërish dielli. “Moti” ishte i shkëlqyer në fitoren 4-0 të Bajernit të tij ndaj Viktorias së Plzenjit, ndonëse duhet thënë se niveli i kundërshtarit nuk ishte më i larti. Gjithsesi, fitorja bëri jehonë dhe Nagelsmani u pyet nëse “ajo që u pa ndaj çekëve ishte thelbi i filozofisë së tij sulmuese?” “Ishte një nga të shumtat”, – tha ai duke qeshur. Tekniku bavarez theksoi se është shumë e rëndësishme të analizohen hapësirat e krijuara në fushë nga kundërshtari dhe të shfrytëzohen në kohën e duhur.
Sfidanti.al