Edi Reja midis dy Armando-ve, njërit i përulet, tjetrin e tradhëton !

E do fort populli i futbollit Armando Brojën, por nuk e duan “zotat” e Kombëtares. Edhe në orët e fundit në stol, në ato që quhen “orët e mëshirës”, Edi Reja i ndan si me thikë, dy dashuritë për Armandot e Kombëtares. Për Brojën, zotin e vertetë, që ka futboll të lindur, dhe që duket sheshit që ngjason më shumë më racën angleze sesa me tonën, vazhdon të thotë se është individualist dhe nuk vleka as për.. Napolin. ( Sikur ta degjonte Çelsi kete trajner!) Për Armando Dukën, që është simbol i individualizmit despotik, model i diktaturave më të gjata ne boten e topit, trajneri Reja, është gati të thotë se meriton të jetë president në çdo federat të botës !

Sa më shumë flitet për talentin prepotent të Armando Brojës, aq më shumë “spektakël kurthesh” do të shohim në Kombëtare. Iku apo s’iku Reja ! Fillimisht e dërgonin në tribunë, si në Angli, ku Armandoja i fushës u internua tek shkallët, kurse Armando i fronit u trukua si “futbollist”, kur papritur e pakujtuar, na u gjet tek tuneli i futbollistëve. Mu midis ekipeve të Anglisë dhe Shqipërisë, në një pozicion jashtë loje…! Aty ku s’kishte VAR që ta mbronte nga loja e mëkatit….

Së fundi, Reja e uli në stol Brojën në ndeshjen me Islandën për t’i treguar “zotit” të vërtetë të Kombëtare, se sa të jetë Armando tjetër, formacioni nuk do të nisë nga fusha, por nga lart. Aty ku luhet në mënyrë “magjike”, sa edhe humbjet shndërrohen në fitore. Ndaj mos u habisni kur shefat qeshnin në tribunë, atë natë turpi, ndërsa tifozët ndëshkonin Kombëtaren me sharrje dhe refuzonin të merrnin fanellat e tyre…

Sfidanti.al