Trajneri Graham Poter: Risi Xhejms do të jetë një legjendë e Çelsit

Ne shqiptarët prisnim Armando Brojën, por nga tekniku i Bluve të Londrës kërkohej fitorja e ndeshjes dhe kthimi në garë në Champions. Çelsi ia doli duke mundur 3-0 Milanin ku shkëlqeu sidomos lojtari i krahut, Risi Xhejms, një djalë i akademisë së klubit. “Vlerësoj paraqitjen dhe mentalitetin e ekipit, – tha Poteri, – ishim përballë një kundërshtari të nivelit më të lartë. Ia dolëm mbarë. E ruajtëm portën pa prekur dhe shënuam 3 gola. Këtë duhet ta bëjmë në çdo ndeshje. i lumtur për të gjithë lojtarët. Risi Xhejms do të jetë një legjendë e Çelsit”.

Sfidanti.al