Ferdinandi flet për “7 anglezët e rinj” të Çelsit, por harron Brojën

Pas fitores 3-0 ndaj Milanit në Champions, ish-qendërmbrojtësi i Man. Junajtidit, sot opinionist, vlerësoi lart Blutë e Londrës dhe trajnerin Graham Poter. Rio Ferdinandi theksoi se ka një lidhje të fortë tani mes lojtarëve dhe tifozëve, dhe se Poteri pati guximin për të hedhur në fushë 7 futbollistë të rinj anglezë. Këta ishin Xhejms, Loftus-Çik, Çiluell, Gallaher, Çalobah, Maunt dhe Stërling. E vërteta është se me kaq shumë talent anglez, dhe me përgatitjen e lartë fizike të tyre, Çelsi e vuri në vështirësi Milanin, ndërsa italianët kishin 8 mungesa. Gjithsesi, Ferdinandi harroi se në fushë hyri edhe Armando Broja, i cili vërtet është shqiptar dhe luan për Shqipërinë, por është i lindur në Angli dhe mund të cilësohet një anglez i vërtetë. Pra, i bie që Poteri paska aktivizuar 8 anglezë të rinj.

Sfidanti.al