Mallkimi për Kristiano Ronaldon ndoshta do të zhduket në Botëror!

Për Mançester Junajtidin është aktivizuar deri tani, këtë sezon, në 8 ndeshje, por vetëm 3 herë si titullar. Kristiano Ronaldo ka arritur të shënojë vetëm 1 gol (në Ligën e Kombeve në Moldavi ndaj Sherifit të Tiraspolit), e nuk ka dhënë asnjë asist. Për fatin e tij të keq, rivali i tij i madh, Lionel Mesi, ka 6 gola e 8 asistë deri tani në 11 ndeshje për Paris SG, dhe 2 gola në 1 ndeshje me Argjentinën. Gjithsej, 8 gola e 9 asistë në 12 sfida. Kristiano, për Portugalinë, sërish nuk “qullosi” gjë, ndërsa humbja 0-1 në shtëpi me Spanjën e eliminoi nga Liga e Kombeve. Jo vetëm kaq, por nuk shënon në 3 ndeshjet e fundit me luzitanët (dha një asist ndaj Çekisë), dhe në 5 sfidat e fundit ka shënuar në vetëm njërën (dy herë ndaj Zvicrës). Ndoshta, ky mallkim i legjendës me numrin 7 merr fund në Kupën e Botës në Katar.

Sfidanti.al