Raspadori dhe Kvaraskelia janë “margaritarët” e Napolit këtë sezon

Trajneri Luçiano Spaleti mund ta quajë veten me fat. Skuadra e tij, që vjet nuk arriti të luftonte deri në fund për titullin dhe doli e treta në Serinë A, vazhdon të ketë jetë ende në “jetë”. Largimi i lojtarëve si Insinje, Mertens apo Kulibali nuk e rrëzoi përtokë Napolin, dhe kjo sepse në ekip ka lojtarë të rinj. Në ekip kanë ardhur Zhiovani Simeone, por sidomos Xhakomo Raspadori dhe Kviça Kvaraskelia, pa llogaritur Ndombelen, apo edhe lojtarë tepër të mirë që ishin më parë si Osimhen, Mario Rui, Rrahmani, Zielinski, Politano apo Di Lorenco. Dy të rinjtë që kanë pushtuar zemrat e tifozëve janë italiani Raspadori dhe gjeorgjiani Kvaraskelia. Raspadori ka 5 gola për të kaltrit në vetëm 15 ndeshje, ndërsa është 22 vjeç. Një bilanc të tillë e pati Domeniko Berardi, që gjithashtu është i Sasuolos, që e ka huazuar Raspadorin tek Napoli. Siç thotë mamaja e Roberto Mançinit, italiani është një vrapues i madh që nuk di të ndalet.

Sfidanti.al