Vajza e ringut kundër Nurmagomedovit: Nuk jemi pa vlerë!

Ish-luftëtari i Arteve të Përziera Marciale (MMA), njëkohësisht kampioni i pamposhtur, Habib Nurmagomedov, u shpreh pak ditë më parë se vajzat e ringut janë personazhet më pa vlerë në sportet luftarake. Fjala është për femrat që nxirren më shumë për “figura” dhe për “sfond” në pushim mes raundeve, me kartonët e ngritur lart në duar ku jepet numri i raundit të radhës. Ky koment i luftëtarit të madh çeçen me pasaportë ruse nuk i ka pëlqyer një vajze australiane, që gjithashtu ka punuar në ring në këtë profesion. “Se çfarë duhet të bëj unë, e vendos unë, – ka thënë Ebani Brixhs, – nuk ka nevojë të vendosin të tjerët për mua”. Nurmagomedovi u shpreh javën që kaloi se “njerëzit më kot në ring janë vajzat e ringut, çfarë pune bëjnë ato, çfarë roli kanë ato?”

Sfidanti.al