Juventusi mendon Monteron pas Alegrit, por si i bëhet me Di Marinë e Vlahoviçin?!

Në Torino nuk është se po presin të ndodhë mrekullia sepse duket që diçka po ngjan “pas perdeve”. Mediat italiane shkruajnë se Juventusi ka plane për të shkarkuar trajnerin Masimiliano Alegri dhe për t’ia besuar skuadrën ish-mbrojtësit uruguajan, Montero, ndonëse ka dyshime nëse ky ndryshim mund të sjellë përmirësimin e duhur. Sipas analistëve në Itali, “Zonja e Vjetër” e ka shumë problem kur në formacion nuk është kapiteni Bonuçi, ndërsa kritikat janë të mëdha për lojtarë të marrë me bujë si Dushan Vlahoviç dhe Angel Di Maria që duken hija e vetvetes. Nëse futbollistët nuk japin rendimentin e pritshëm si mund të ketë sukses trajneri?!

Sfidanti.al